Itali/ Samir Ujkani te Interi ? |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 14 Janar 2013 13:35 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Interi është në kërkim të një zëvendësuesi të Handanovicit. Zi-kaltrit interesohen per Ujkanin si portjer i dyte pas demtimit te Castellazzit. Skuadra e Interit po dëshiron shërbimet e portierit kosovarë të Palermos, Samir Ujkani. Vushtriasi ka treguar formë shumë të mirë, e sidomos kur skuadrat e tij janë përballur me neroazurët, dhe kjo ka shtyer që këta të fundit të interesohen për shërbimet e tij. Edhe vetë lojtari, është spekuluar se do të largohet nga Sicilia, ndërsa llogaritet të kushtojë rreth 4 milion euro, shumë për të cilën drejtuesit e Interit janë të gashëm të bisedojnë. Interes per portierin e kombetares Shqiptare pas Mainz dhe Stuttgart ka treguar dhe Hoffenheim.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |