Itali/ Palermo nuk beson me te Ujkani |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 09 Janar 2013 10:50 | | | | |
Palermo është një qytet i ngrohtë, por këto ditë dimri po rezultojnë me ngrica për portierin e kombëtares shqiptare, Samir Ujkani. Gardiani kuqezi mori besimin e plotë të presidentit Zamparini pas largimit të Vivianos në verë, por tashmë duket se muajt e mjaltit kanë perënduar dhe kosovari nuk e ka më besimin e trajnerit Gasperini që e la në stol edhe në ndeshjen kundër Parmas. Megjithatë, zgjidhja mesa duket do të vijë nga Milano, ku Interi në kërkim të një portieri mendon të afrojë Sorrentinon e Chievo Veronas. Skuadra zikaltër i ofron 3 mln Euro verdhebluve dhe këta të fundit mendojnë të afrojnë njërin prej portierëve të Lazios, Bizzarri ose Carrizo. Realizimi i këtij skenari e afron Ujkanin me skuadrën e drejtorit sportiv Igli Tare, por mediat italiane shkojnë edhe më tej duke hipotezuar një transferim të mundshëm të Ujkanit edhe te Fiorentina që nuk po gjen sigurinë e premtuar nga Viviano në portë. Këto janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen e ish titullarit të portës së kombëtares, i cili do ta mësojë të ardhmen shumë shpejt, madje me shumë mundësi brenda merkatos së Janarit.
|