Itali/ Samir Ujkani drejt Chievos |
nga AlbaniaSoccer E martë, 25 Dhjetor 2012 21:54 |  |  |  | |
E ardhmja e portierit te kombetares Shqipetare duket larg Palermos. Paraqitjet jo bindëse, gabimet e shumta në këtë pjesë të parë të sezonit po konkretizojnë hipotezën e largimit të Samir Ujkanit nga Siçilia. Por, ai do të vazhdojë të luajë në Serinë A italiane. Këtë herë në një piacë më pak prestigjoze. Së fundmi në Itali po diskutohet për kalimin e portierit shqiptar te Chievo, prej merkatos se janarit. Në Palermo po mendojnë shkëmbimin e Ujkanit me portierin e veronezëve, Sorrentino. Drejtuesit e klubit kërkojnë të qetësojnë situatën. Sipas tyre, nuk ka dyshime që kuqeziu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës. Tani duhet pritur deri në fund të janarit për të mësuar nëse Ujkani do të ketë edhe një shans, apo do ti duhet të nisë një tjetër aventurë.
 |