HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Granit Xhaka: Të gjitha paratë ua dorëzoj prindërve
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 17:41   pdfShtypEmail

granit_xhakaNë një intervistë të gjatë, që zë dy faqe të plota të gazetës së të dielës ‘Der Sonntag’, ylli i futbollit gjerman dhe i kombëtares zviceriane, shqiptari Granit Xhaka ka zbuluar shumë hollësi lidhur me jetën familjare, me ambiciet e tij, formën sportive etj.

Ai veç tjerash ka pohuar se, të gjitha paratë që fiton ua dorëzon prindërve. Dhe pikërisht ky detaj është vënë në titull të artikullit. Më tej Graniti shpjegon raportin e veçantë që ka me prindërit dhe vëllanë, Taulantin. ‘Që kur unë luaj në Mönchengladbach dhe Taulanti në Zyrih, prindërve u duhet të ‘çahen’: një javë te ai, një javë te unë’.

‘Jemi ulur me Taulantin dhe kemi biseduar, që t`ua blejmë prindërve një shtëpi në Prishtinë, ku ata kanë dëshiruar gjithë jetën të kenë shtëpinë. U thamë ta zgjidhin vetë pastaj ne ua blemë. Ndërsa me shtëpinë në Bazel kemi dashur t’i befasojmë. Ajo është duke u ndërtuar dhe në janar do të jetë e gatshme’, thotë Graniti.

Ai gjatë intervistës shton: ‘Taulanti është futbollist më i mirë se unë’. Këtë pohim e sqaron, duke thënë se fillimisht, si më i vjetër në moshë Taulanti ka shkuar të stërvitet në futboll i shoqëruar nga babai. Pastaj ata të dy e kanë shtyrë, pothuaj detyruar edhe Granitin të luante.

‘Po të mos e kishin bërë këtë, unë ndoshta kurrë nuk do të bëhesha futbollist”. Xhaka ka shprehur një mendim interesant lidhur me (mos) paraqitjen e tij për të kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. ‘Përveç asaj se si futbollistë profesionistë jemi të liruar nga shërbimi aktiv ushtarak, ne kemi edhe një pengesë për këtë. Nga lufta e fundit në Kosovë gjyshërit dhe të afërmit e mi janë ballafaquar drejtpërdrejtë me dhunën ushtarake dhe vrasjet’.

Graniti më tutje në intervistë thotë se, shpreson që ai bashkë me Shaqirin janë shembuj të mirë integrimi për të rinjtë me prejardhje të huaj në Zvicër. Ai flet edhe për kufizimet që një i huaj i brezit të dytë ka në tregun e punës apo në shkollim në krahasim me moshatarët e tyre me prindër zviceranë.

‘E qartë, nëse konkurron një Hans Müller dhe një Flamur Berisha për një vend pune, përparësi do të ketë Mülleri’, ka thënë Xhaka. Ai këmbëngul se fama nuk ‘i ka rënë në kokë’, siç mund të mendohet.

Unë mund të blija një Ferrari dhe të bëja shpenzime ekstravagante, por nuk e bëj asnjërën nga këto. Kam vetëm veturën që ma lë në dispozicion klubi dhe kam gjithmonë po ata miq që i kam pasur më parë’, thotë Granit Xhaka në intervistën për gazetën ‘Der Sonntag’.


busy
komente