Itali/ Dy muaj pezullim për Igli Taren | ||||
|
Gjithçka lidhet për merkaton e sezonit të kaluar, kur Tare ka vepruar në hollin e rezervuar për transferimet e futbollistëve në Ata Hotel Executive. Sipas FIGC, në atë periudhë ish-sulmuesi i Shqipërisë nuk zotëronte autorizimin për të zhvilluar bisedime, sepse nuk ishte përfshirë nga klubi në listën e personave që mund të zhvillonin negociata. Tare ka folur rreth këtij dënimi, duke bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një gabim burokratik, pasi ishte kishte kualifikimet për të zhvilluar negociata në periudhën e merkatos. “Nuk kemi thyer rregullat. E kam marrë titullin në vitin 2008 dhe ky gabim nuk lidhet as me mua e as me Lazion”, deklaroi drejtori sportiv. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2435 |