Ne fokus/ Bajrami nuk kthehet në Suedi |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 22 Nentor 2012 16:45 | | | | |
Mesfushori kosovar Emir Bajrami nuk e ka ndërmend të kthehet në Suedi dhe të firmosë për ish-skuadrën e tij, Elfsborg. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i klubit kampion të Suedisë, Bo Johansson. Bajrami ditë më parë e kishte lënë të hapur mundësinë që të kthehej tek Elfsborgu për të ndihmuar këtë skuadër që edicionin e ardhshëm të luajë me sukses në gara evropiane dhe të mbrojë titullin.
‘Është lojtar fantastik, por ne kemi kuptuar që ai dëshiron të luajë diku tjetër në Evropë’, ka thënë Johansson për ‘fotbolldirekt.se’.
‘Nuk besoj se ai do të luajë për ne edicionin tjetër. Besoj se ai do të kthehet në klubin tonë një ditë, por për fat të keq jo për edicionin tjetër. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Emirin, por ai dëshiron të vazhdojë në Evropë’. Bajrami 24-vjeçar në fillim të dhjetorit kaloi nga Elfsborgu te Twente e Holandës. Reprezentuesi i Suedisë këtë edicion është i huazuar te Monaco e kategorisë së dytë të Francës.
|