HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqësore/ Zvicra me pesë futbollist shqiptarë ndaj Tunizisë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 21:11   pdfShtypEmail

zvicraSeleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka ftuar pesë futbollistët shqiptarë për ndeshjen miqësore kundër Tunizisë, që zhvillohet më 14 nëntor, njoftoi Federata zvicerane e futbollit.

Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Admir Mehmedi (Dynamo Kiev), Xherdan Shaqiri (Bayern Munchen) dhe Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach) do të jenë pjesë e ekipit zviceran.

Behrami është futbollisti shqiptar që ka regjistruar më së shumti paraqitje te ekipi helvetik. Ai deri më tani ka luajtur 37 ndeshje, pas tij vijnë Xhemajli e Shaqiri me nga 23 paraqitje, Xhaka ka 14, ndërsa Mehmedi 13-të.

Përfaqësuesja zvicerane është pjesë e Grupit E të eliminatoreve për Botërorin “Brazili 2014″, sëbashku me Shqipërinë. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara i prin tabelës me 10 pikë të mbledhura. Futbollistët shqiptarë vlerësohen më të rëndësishmit në përfaqësuese.


busy
komente