Granit Xhaka thotë se njëra ndër arsyet pse ai do t’i bashkohej Lacios është afërsia që posedon me kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe e gëzon fakti që drejtori i skuadrës është ish futbollisti shqiptari tjetër, Igli Tare. Duket se përfundimisht, Granit Xhaka, do të largohet nga skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach. Ende asnjë hap zyrtar nuk është ndërmarrë, por zërave për një transferim të mundshëm, i ka dhënë vulë, vetë futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës.
Ai ka lënë të kuptohet që mund të kaloi te skuadra e Lacios. Xhaka , gjatë verës iu bashkua skuadrës së Moenchengladbach, nga kampioni zviceran, Bazel. Ndërkaq për këta katër muaj që luan për skuadrën gjermane, nuk është treguar edhe aq i kënaqur me këtë eksperiencë.
Xhaka kishte firmosur kontratë të gjatë me këtë klub, duke menduar që së paku në tri vitet e ardhshme do të jetë pjesë e ekipit që drejtohet nga Favre, por eksperienca e tij në Moenchengladbach, duket se do të përfundoi shumë më herët.
Për 20-vjeçarin me prej ardhje nga Prishtina interesim të madh po shpreh skuadra italiane, Lacio dhe me çdo kusht kërkon ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit. Vetë Xhaka thotë se nuk do të refuzonte një ofertë të mirë. Madje numëron shumë arsye, pse do të ishte mirë për të t\'i bashkohet ekipit nga Roma.
Ai ka thënë se Lacio është ekip i madh dhe drejtohet nga trajner të mirë dhe drejtori shqiptar, Igli Tare, e shtyn atë ti thotë OK, këtij kalimi. ‘Ata në Lacio kanë një trajner që e kryen punën mirë, kanë krijuar skuadër të mirë derisa ky klub vazhdimisht ka qenë ndër më të mëdhenjtë, por edhe fakti që Igli Tare, është drejtor më bënë që mos të hamendem për të kaluar në këtë mes’, ka thënë fillimisht Xhaka, për mediat në Kosovë.
Granit Xhaka, që së bashku me Xherdan Shaqirin kishin shënuar rezultate kulminante me Bazelin në Zvicër, duke qenë vendimtar në triumfin e dyfishtë të titullit të kampionit dhe së fundi edhe fitues të Kupës, ka pohuar se po që se i vjen një ofertë që ia vlen për ta shqyrtuar, ai fillimisht do të konsultohet me, kapitenin e kombëtares shqiptare dhe futbollistin e Lacios, Lorik Cana.
|