Australi/ Besart Berisha nuk di te ndalet |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 22 Tetor 2012 14:32 | | | | |
Skuadra e tij Brisbane Roar priste në takimin e A League Weillington ku një fitore mund t’i siguronte kreun e klasifikimit, por gjithçka përfundoi në barazim 1-1 falë portierit të miqve ndërsa Berisha ishte padyshim njeriu më i rrezikshëm për kundërshtarët.
Wellington kaloi e para në avantazh në minutën e 16 kur Stein Hyusegms pas një krosi në zonë rrëshkiti mes dy mbrojtësve para se të drgonte topin në rrjetë. I menjëhershëm Reagimi i Brisbane më saktë i Berishës që e gjeti portierin e Wellington Mark Paston në një nga ditët e tij më të mira. Në minutën e 30 sulmuesi shqiptar e gjeti veten para një rasti të artë brenda zonës por mbrojtësi ekstrem i mohoi golin.
Gjithsesi Berisha arriti ta mposhtë në minutën e 39 kur pas një krosi të gjatë u shpëtoi mbriojtësve dhe dergoi topin në rrjetë duke e kaluar portierin me një prekje të vetme.
Ky ishte goli i tretë i Berishës në këtë sezon, që sjell dhe festimin e tij të vecantë me shenjën e dikujt që është i gatshëm për tu vënë në dispozicion, shenjë që sigurisht nuk është për trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi pasi edhe pas deklaratës së italianit se nuk e përjashton mundësinë e një ftese për të Berisha iu përgjigj pak ditë më parë se mund të jetë në dispozicion të kombëtares kuqezi vetëm nëse luan në Evropë, pasi për momentin kjo është e pamundur për shkak të largësisë gjeografike.
|