Norvegji/ Ardian Gashi: Do t’i shënoj Shqipërisë | ||||
|
Një tjetër futbollist me origjine shqiptare përgatitet te përballet me origjinën e tij. 31-vjeçari Ardian Gashi ka marre nje ftese nga trajneri i përfaqësuese norvegjeze Egil Olsen dhe pritet te jete me skuadrën ne dy ndeshjet e ardhshme ndaj kuqezinjve te De Biazit. Unë jam i lidhur me Shqipërinë, por kjo është e tera. Eshte një lufte per tre pike dhe une mbroj ngjyrat e Norvegjisë, nëse me vjen mundësia per te shënuar gol do ta bej edhe pse vete jam shqiptar është shprehur futbollisti i Helgingborg për faqen norvegjeze Vg.No. Futbollisti gjakovar i cili ka ikur ne moshën 8-vjeçare ne Norvegji u thirr për here te pare pas 7-vjetësh ne kombëtaren norvegjeze ku luajti disa minuta ne fitoren 3-1 ne Qipro. Ai nuk ishte thërritur ne kombëtare qe nga viti 2005, por qe kur kaloi nga Frederikstad te Helsingborg ai ka përparuar shume ne lojën e tij dhe po shkelqen ne kampionatin suedez. I pyetur nga gazetari norvegjez ,Gashi ka mbrojtur edhe granit xhaken i cili u akuzua se nuk ishte shënuar gol me qellim ndaj kombëtares shqiptare ne përballjen me zvicren. Ai e ndali topin keq. E kam pare situaten dhe kam biseduar me njerëz qe e njohin dhe ata thone se ne ato momente nuk ka qene i koncentruar sa duhet. Ishte ndalje e gabuar e topit prandaj duket paksa qesharak ai rast perfundoi futbollisti me origjine shqiptare i kombëtares norvegjeze. Te kjo kombëtare luan edhe 19-vjeçari Valon Berisha. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 22410 |