HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Seria A/ Catania, Siena e Chievo në garë për sulmuesin shqiptar Armando Sadiku
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Tetor 2012 15:05   pdfShtypEmail

armando_sadikuArmando Sadiku vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të ndryshme nga disa prej ligave më të rëndësishme në Europë. Sulmuesi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është bërë objekt dëshirat për një numër të konsiderueshëm skuadrës, pasi golave që i shënon me rregullsi mbrësëlëse i shtohen edhe paraqitjet e mira.

Së fundmi për Sadikun po interesohen tre klube të Serisë A italiane, të cilat kanë nisur një garë të ethshme për të afruar “bomberin” që në 10 ndeshje të Challenge League-s zvicerane ka deri më tani ka realizuar 8 gola te Lugano.


Elbasanasi i ka mahnitur të gjithë edhe me statistikat e një “bomberi” rrace: prej transferimit në Zvicër në vitin 2011, ai ka shënuar në total 36 gola në 49 ndeshje. Një mesatare e frikshme dhe që tregon se tashmë Sadiku është gati për një sfidë të madhe.


Mesatarja e golave të shënuar nga kuqeziu, i ka bindur klube si Siena, Catania apo Chievo që Armando Sadiku është gati për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë dhe Seria A do të ishte absolutisht një vitrinë shumë e rëndësishme që ai të konfirmohej.


Tre klubet italiane, të cilat i shtohen Genoa-s, që ka qenë e para e cila vëzhgonte Sadikun, e kërkojnë me ngulm lojtarin. Megjithatë, ato duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve të tjera europiane.


Përveç interesimit nga skuadrat më të rëndësishme të futbollit elitar në Zvicër, sulmuesi kërkohet edhe në Gjermani. Së fundmi në garën për shërbimet e tij është futur Munich 1860 i Bundesligës II. Këta të fundit janë të gatshëm të paraqesin një ofertë të rëndësishme për ta blerë që prej janarit.


Invesimi i klubit të dytë bavarez do të vijë për të mposhtur konkurrencën nga Seria A, por edhe nga Stuttgarti në Bundesligë dhe Rostov në Premier League-n, ruse.


busy
komente