HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Serbët kërcënojnë shqiptarët
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Tetor 2012 14:41   pdfShtypEmail
Flamuri_i_shqyerAta janë përdorur jo rrallë, ndërsa në të njëjtën kohë kanë arritur qëllimin e tyre për të rënë në sy dhe për të shfryrë. Tifozë huliganë serbë, pjesëtarë të dy grupimeve të mëdha të klubeve të Beogradit, Partizan dhe Crvena Zvezda, kanë premtuar se do të shkojnë në Maqedoni dhe do të synojnë të rrahin shqiptarët.
Tabloidi i Beogradit “Kurir” është media që e jep këtë lajm, ndërsa huliganët serbë do të jenë në Shkup për të përkrahur ekipin e tyre përfaqësues që do të luajë ndaj Maqedonisë vendase në eleminatoret e kampionatit botëror.
Sipas gazetës serbe drejt Shkupit shkojnë rreth 300 tifozë të grupimeve “Delije” të Crvena Zvezdës dhe “Grobari” të Partizanit, ndërsa ata janë shprehur se në kryeqytetin maqedonas do të gjejnë përkrahje edhe nga tifozë vendas të të dy klubeve beogradase.
“Po përgatisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup, - janë fjalët e tyre sipas “Kuririt”, - Shumë mirë pastaj do të na mbajnë mend. Qëllimi është që t’i gjuajmë nëpër qytet dhe t’i rrahim. Ne shkojmë atje përmes një regjie private, dhe jo të organizuar, kështu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkup”.
Po sipas kësaj medieje, Ministria e Punëve të Brendshme ka rritur masat e sigurisë nëpër rrugët e Shkupit dhe destinacionet e tjera që çojnë drejt kryeqytetit.
Tifozët serbë, mes të cilëve edhe johuliganë, kanë nisur të shkojnë në Maqedoni që prej pasdites së të hënës, ndërsa në një koment shqiptar në internet jepej përgjigja pa ekuivok: Mos mendoni se në Shkup do të gjeni pula?

busy
komente