HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Igli Tare : Meritat për sukses i takojnë të gjithëve
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Tetor 2012 21:11   pdfShtypEmail
igli_tare_drejtor_teknik_lacioTare është treguar mjaft modest, pasi ka refuzuar t’i marrë meritat, për momentet pozitive që po kalon Lazio këtë sezon. Pas shtatë javësh, lacialët kanë konkretizuar pesë fitore, duke i qëndruar pranë dy të parëve në renditje, Juventusit dhe Napolit

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili pasi vari këpucët në gozhdë, vazhdoi me zejen e drejtorit sportiv, vlerësohet si më i merituari për sukseset e skuadrës në këtë fillim stinori. Por Tare është treguar mjaft modest, pasi ka refuzuar t’i marrë meritat, për momentet pozitive që po kalon Lazio këtë sezon. Pas shtatë javësh, lacialët kanë konkretizuar pesë fitore, duke i qëndruar pranë dy të parëve në renditje, Juventusit dhe Napolit. Pikërisht futbollistët që i solli Tare si Kloses, që shënon vazhdimisht, e Hernanes në formë, e bëjnë skuadrën më konkurruese. Kjo skuadër tani vërtet paraqitet si ekip i mirë, që funksionon për mrekulli.

“Nuk është një çështje individualësh, sepse nëse një skuadër bëhet orkestër, me të gjithë interpretuesit që veprojnë në perfeksion, atëherë gjithçka transformohet në një kënaqësi të madhe”, ka thënë Tare për ‘Leggo’. Më pas ish sulmuesi shqiptar, e ka falënderuar presidentin e klubit, Claudio Lotito, i cili e ka ndihmuar në profesionin e drejtorit sportiv, pasi e mbylli karrierën si futbollist, vite më parë. “Presidenti ka besuar gjithmonë në mua, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Kjo më ka ndihmuar shumë sepse, kur duhet të punosh në një vend të vështirë si Roma, nëse e ke besimin e klubit, shkon përpara në rrugën tënde pa i dëgjuar shumë kritikat”, vazhdoi Tare. Ai më pas ka shtuar :“Lazio duhet ta konfirmojmë se sa të mirë jemi, duke vazhduar në këtë rrugë. Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, pasi kampionati është i ekuilibruar. Ne duam ta shijojmë ditën, duke menduar lojë pas loje, pa ëndërruar shumë”, përfundoi Tare.

busy
komente