Zvicer/ Hitzfeld i beson pesëshes shqiptare | ||||
|
Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pritet të bazohet në pesë futbollistët shqiptarë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botëror. Ai të enjten ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Norvegjinë (12 tetor) e Islandën (16 tetor). Siç pritej, Hitzfeld ka ftuar mesfushorët Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si edhe sulmuesin Admir Mehmedi. Behrami ka shënuar dy gola në 35 paraqitje për Zvicrën, derisa Xhemajli ka 21 paraqitje pa gol të shënuar. 21 ndeshje ka luajtur edhe Shaqiri që ka realizuar gjashtë gola, ndërsa Xhaka në 12 ndeshje ka kontribuar me tre gola. Po aq ndeshje ka edhe Mehmedi që ka realizuar një gol. Zvicra prinë në Grupin E eliminator me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Ka mposhtur Slloveninë e Shqipërinë me rezultat të njëjtë, 2:0. Fatos Beqiraj është ftuar te Mali i Zi që më 16 tetor luan ndeshje eliminatore me Ukrainën. Beqiraj në 18 paraqitje për Malin e Zi ka shënuar tre gola. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1907 |