HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjermani/ Gladbach i Xhakës po përjeton krizë të rezultateve
nga Administrator   E premte, 05 Tetor 2012 22:46   pdfShtypEmail
granit_xhakaMonchengladbach ka hyrë në një seri të zezë të rezultateve, pas fundosjes në Bundesliga, Xhaka me bashkëlojtarë pësuan në shtëpi edhe nga skuadra turke e Fenerbahces, 2:4.

Monchengladbach ishte konsideruar ndër skuadrat potenciale që këtë vit të lë gjurmë në Ligën e Kampionëve, por gjërat nuk po ecin mirë për skuadrën trajnerit zviceran, Favre. Gladbach pas gjashtë javësh në Bundesliga ka mbledhur vetëm gjashtë pikë, për të qenë në pozitën e 13-të në klasifikim, ndërkaq së fundi dëshpëroi edhe në Evropa Ligë.

Gjermanët edhe pse luajtën para adhuruesve të tyre pësuan debakël nga skuadra e Fenerbahces. Turqit befasuan duke përmbyllë takimin me rezultat 4:2.

L.d. Jong i pari kishte kaluar skuadrën vendase në epërsi në minutën e 18-të, por gjërat ndryshuan shumë shpejtë në favor të skuadrës turke. Cristian në minutën e 25-të shënoi golin e barazimit, ndërkaq Ramires pesë minuta para fundit të gjysmëlojës së parë shënoi golin e barazimit për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsinë e Fenerit.

Përforcimi tjetër nga Premier Liga, Dirk Kuyt në minutën e 71-të ngriti epërsinë në dy gola dallim, 3:1.

Vetëm tre minuta më vonë, gjermanët reaguan me golin e Camargos, por kur u mendua rikthimi i tyre, ata pësuan edhe golin e katërt që ishte i nokautit në këtë takim, nga Cristian që kishte shënuar golin e parë për mysafirët.

Monchegladbach me të cilën skuadër nga minuta e parë u paraqit futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, pas dy ndeshjeve mbanë pozitën e tretë me një pikë në Grupin C, pas Marsielles dhe Fenerbahces që kanë tubuar nga katër pikë.

busy
komente