Ne fokus/ Ibrahimovic mbeshtet Kosovaren |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 26 Shtator 2012 19:08 | | | | |
Klubi më i pasur francez, PSG krahas ekipit të meshkujve është duke përgatitur një skuadër të fortë edhe në konkurrencën e femrave. Në vazhdën e përforcimeve, ata së fundi u përforcuan me futbollistën shqiptare, e cila është zhvilluar në Suedi, Kosovare Asllani.
Kosovarja ngjashëm si ylli i ekipit të meshkujve të PSG-së, Zlatan Ibrahiomovic është rritur në Suedi dhe mbron ngjyrat e këtij vendi. Ndërkaq sipas gazetës suedeze ‘Aftonbladet’, ajo është mirëpritur nga ylli me prejardhje boshnjake.
Ibra kishte deklaruar se “Nëse doni një ekip që fiton duhet të keni një sulmuese suedeze”, duke aluduar në Kosovare Asllanin.
Futbollistja shqiptare nga Kosova, e cila ka mbi supe 23-vjeç, para disa ditëve u transferua te PSG nga ekipi suedez Kristianstads.
Ajo llogaritet si përforcim i rëndësishëm për ekipin francez, që synon të pushtojë edhe futbollin e femrave sikur atë të meshkujve me përforcime cilësore.
|