Austria/ Valon Berisha vendos derbin austriak |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 24 Shtator 2012 20:45 | | | | |
Sulmuesi kosovar, Valon Berisha, ka vendosur derbin e Bundesligës së Austrisë mes Salzburgut e Austrias Ai shënoi gol katër minuta para fundit, për t\'ia siguruar fitoren 1:0 skuadrës së tij, Salzburg. Reprezentuesi i Norvegjisë shënoi gol të bukur nga 18 metra largësi. Ndeshja e luajtur në Vjenë i takonte javës së nëntë. Austria që ishte vendase pati gjashtë fitore radhazi para kësaj ndeshjeje. Berisha ishte titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e fundit të kësaj ndeshjeje.
Për Berishën ky ishte goli i tretë në pesë ndeshje të zhvilluara. Ai ka edhe tri asistime. Me këtë fitore Salzburgu ngjitet në pozitën e dytë me 19 pikë, tri më pak se liderja Austria. ‘Ne kemi luajtur mjaft mirë, por është dashur që para portës të jemi edhe më efikas. Fitorja është fitore dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme’, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit ‘redbulls.com’.
Reprezentuesi i Norvegjisë te Red Bull Salzburg u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra norvegjeze Viking. Ai vlerësohet lart në Norvegji e Austri për aftësitë që ka para portës kundërshtare.
|