Ne fokus/ Berat Buzhala, “TRADHTAR”, jam tifoze me Zvicren perball Shqiperise | ||||
|
Meqë pjesë përfaqësuese zvicerane janë pesë shqiptarë, ‘helvetikët’ kanë ‘abonuar’ tifozë të shumtë në Kosovë. Mirëpo, duket se një shtysë e madhe për këtë ka qenë edhe deklarata ‘trazuese’ e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cila ka ‘hedhur gurë’ në drejtim të futbollistit kosovar, Granit Xhaka. “Nuk me intereson asnjë lojtar i kombëtares zvicerane. Për mua ajo ndeshje konsiderohet si takim i radhës ndaj një ekipi shumë të fortë. Një kundërshtar pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, ka thënë Duka. Radhëve të atyre që kundërshtojnë Dukën iu është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. Ai, përmes profilit të tij në Facebook ka “njoftuar” atë se nesër mbrëma do të jetë tifozët i ekipit Zviceran. “E njoftoj kreun e Federatës Shqiptare te Futbollit, z. Armando Duka, se neser mbrema une jam tifoz i ekipit te Zvicres, gjegjesisht ekipit te Shaqirit, Xhakes, Behramit, Xhemajlit, Mehmedit ect. Qe 30 vjet jam tifoz i Shqiprise. Po qe kaq vjet z. Duka me ka dhuruar vetem deshprim, e tash i njejti e ka guximin qe te flase dhe te gjykoje te tjeret – e sidomos djemte e ndershem dhe puntore si Xhaka e Shaqiri – per ceshtje te patriotizmit”, shkruan Buzhala në Facebook. Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Brazili 2014” do të luhet nesër mbrëma nga ora 20:45 në Lucern të Zvicrës. Marre nga Orainfo Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2877 |