Zvicer/ Behrami: Shqiptarët do më therrasin tradhtar per 90 minuta | ||||
|
"E di që shqiptarët do më provokojnë gjithë kohës, pasi kështu më ka ndodhur edhe te Lacio, - shprehet futbollisti që luan në Serinë A me Napolin. - Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë", shtoi ai. Valon Behrami është nga ata futbollistë që kanë dalë në "merkaton" e madhe të futbollit shumë shpejt. Në vitin 2004, Hans Peter Brigel e kërkoi disa herë për ta bërë pjesë të kombëtares, por edhe pse u zhvilluan disa takime dhe lojtari premtoi që do të zgjidhte Shqipërinë, në fund preferoi Zvicrën. Pas 8 vitesh dhe një zgjedhjeje që la të prekur shumë tifozë, Behrami thotë se ndjehet sërish kuqezi. "Nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Unë kam bërë tatuazh shqiponjën, simbolin e Shqipërisë, që ma kujton gjithmonë, - shprehet më tej ai. - Mesazhi im është i thjeshtë: duhet ta përgatitim këtë ndeshje si gjithë të tjerat", shton futbollisti me origjinë kosovare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2566 |