Ne fokus/ Granit Xhaka : Po i shenova Shqiperise nuk festoj ! | ||||
|
Granit Xhaka lojtar i kombetares se Zvicres ne nje prononcim per “rp-online.de”, ka thënë se nuk do ta festojë golin në rast se do të shënojë ndaj Shqipërisë. Zvicra dhe Shqipëria do të ndeshen me 11-shtator në Luzern, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Brazili 2014”. Kjo ndeshje është e veçantë jo vetëm për Xhakën, por edhe për Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Blerim Xhemajlin e Admir Mehmetin, të cilët mbrojnë ngjyrat e shtetit helvetik. Xhaka tha se ballafaqimi me Shqipërinë do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. “Ne do të luajmë dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2014. Fillimisht do të luajmë në trasfert ndaj Sllovenis, e më pas presim Shqipërinë. Për mua, si shqiptar i Kosovës, patjetër që është një ndeshje shumë e veçantë. Unë luaj për Zvicrën dhe kjo ka rëndësi. Nëse shënojë ndonjë gol ndaj Shqipërisë, sigurisht qe nuk do ta festojë”, tha 19 vjeçari. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1888 |