HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Ilir Azemi nje nga 34-ter, talentet e Bundesliges, kerkon te vishet kuq e zi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Shtator 2012 01:00   pdfShtypEmail

ilir_azemi_gerth_futherPas afrimeve të Alban Mehas dhe Burim Kukelit, përfaqësueses shqiptare mund ti shtohet një tjetër element i ri. Bëhet fjalë për sulmuesin Ilir Azemi, i cili aktivizohet te Greuther Furthi i Mërgim Mavrajt në Bundesligën.

20-vjeçari ishte protagonist në triumfin 1-0 që Greuther regjistroi në fushën e Mainzit, që është edhe fitorja e parë në histori e këtij klubi në elitën e futbollit gjerman. Edhe pse i aktivizua si zëvendësues në minutën e 66-të të takimit, Azemit i mjaftuan vetëm pak sekonda që të ishte vendimtar.

Sulmuesi i talentuar, që cilësohet si një prej lojtarëve të së ardhmes te Greuther Furthi dha asistin e golit për Klaus, pas lëvizjeve mjaft të mira në zonë. Ndërkohë, rrjeta i dha ekipit tri pikët e para në këtë sezon, pas disfatës së pësuar në javën e parë përballë Bajernit të Mynihut.

“Do ta kisha për nder të luaja me fanellën e Kombëtares shqiptare. Ky është vendi të cilit i përkas dhe i ndjek gjithmonë ndeshjet e Shqipërisë”, ishte deklarata e lojtarit të lindur në Prishtinë, që vjen si një mesazh i qartë për FSHF-në dhe trajnerin De Biazi.

Me afrimin e Ilir Azemit në përfaqësuesen kuqezi, një ndihmë të madhe mund të japë edhe Mërgim Mavraj, i cili mban shiritin e kapitenit te Greuther Furthi dhe tashmë është shndërruar në një prej pikave të forta të mbrojtjes së Kombëtares.

Revista e njohur gjermane Kicker ne faqen e saj ne internet kicker.de jep 34-talentet qe luajne kete sezone ne Bundesligen Gjermane. Midis tyre eshte dhe sulmuesi shqiptar nga Prishtina, Ilir Azemi.

“Pasaporta”

Emri : Ilir

Mbiemri : Azemi

Vendlindja: Prishtine

Vendbanimi : Gjermani

Datëlindja : 21-shkurt 1992

Gjatësia :192-cm

Pozicioni : Sulmues qendre

Numri fanelles : 33

Ekipet :

2010-2012  SpVgg Greuther Fürth II / 42-ndeshje- 17-gola

2012-           SpVgg Greuther Fürth  / Ne kete sezon te ri ka luajtur ne te dy ndeshjet per ekipin e tij ne nje total prej 145-minutash

Klevis Bejkolli


busy
komente