Ne fokus/ Zvicra sulmon Shqipërinë me pesë shqiptarë | ||||
|
Përfaqësuesja e Zvicrës do të paraqitet me pesë futbollistë shqiptarë kundër Shqipërisë në sfidën eliminatore për Botërorin 2014 që mbahet në Brazil. Zvicra takohet me Shqipërinë më 11 shtator në Luzern. Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar të enjten listën me emrat e futbollistëve në të cilët llogarit për ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me Slloveninë ‘helvetikët’ takohen më shtatë shtator. Ashtu si pritej, në listën e Hitzfeldit gjenden emrat e Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit, njofton KD. Behrami, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi kanë qenë titullarë për Zvicrën në miqësoren e fundit kundër Kroacisë, derisa Xhemajli u aktivizua në pjesën e dytë. Shaqiri e Xhaka ishin vlerësuar më të mirët në radhët e Zvicrës në miqësoren e luajtur në Split. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2056 |