Gjermani/ Kapllani, dy gola në Bundesliga II |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 27 Gusht 2012 22:23 |  |  |  | |
Dy gola dhe një status prej heroi. Edmond Kapllani i ka dhënë fitoren FSV Frankfurtit në transfertën e djeshme ndaj Ingolstad, duke realizuar dy gola decizivë në një sfidë aspak të lehtë.
Në fakt, vendasit kanë qenë dominues përgjatë ndeshjes, por miqtë nga Frankfurti i kanë shfrytëzuar më së miri shanset që u janë dhënë. Kapllani zhbllokoi shifrat me kokë në minutën e 43-të, kur pas një goditje dënimi në krahun e majtë, ai kërceu më lart se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë. Vendasit e rritën presionin në pjesën e dytë dhe arritën të barazonin, por goli u anulua.
12-minuta para fundit, Kapllani i dha fund ankthit për Frankurtin, duke realizuar edhe golin e dytë. Ai u zëvendësua menjëherë më pas, duke marrë duartrokitjet e publikut.
 |