Te merkuren ne mesdite perfaqesues te klubit te Barcelones, kane vezhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium eshte rikonstruktuar dhe ne kete sezon do te kete mundesine te zhvilloje edhe ndeshje ne mbremje nen ndriçimin e prozhektoreve.
Inspektimi i zyrtareve te klubit katalanas duket se ka te beje me nje ndeshje miqesore qe per momentin duket ende si pjese e imagjinates, ajo mes vendasve te Flamurtarit dhe Barcelones se madhe.
Duket se ata pas vizites i kane konsideruar ambientet e brendshme te stadiumit si normale per akomodimin, per 90-minuta, te nje prej klubeve me te medha europiane dhe me spektakolare te momentit si Barcelona e Lionel Mesit.
Ngjan si nje enderr, por ne keto momente perfaqesuesit e Barcelones jane ne nje takim me kryetarin e Bashkise se Vlores dhe njekohesisht presidentin e Flamurtarit, Shpetim Gjika, ku po diskutohet rreth mundesise se zhvillimi te kesaj ndeshjeje historike.
Shpresat ne ambientin vlonjat jane shume te medha qe nje gje e tille te realizohet, megjithate, ende nuk ka nje konfirmim zyrtar. Nese vertete ndodh realizimi i nje ndeshjeje te tille, ajo do te realizohet brenda muajit nentor, ne kuader te festimeve te 100-vjetorit tone te Pavaresise, ne qytetin e Pavaresise. Me pare ka qene dhe klubi i Elbasanit qe ka dashur te zhvilloj nje ndeshje miqesore me ekipin e Barcelones qe asaj kohe kishte president Joan Laporten dhe miqesia qe kishte me presidentin Arben Laze thuajse ishte e sigurt kjo ndeshje miqesore, por qe mbeti vetem nje enderr e bukur, por jo reale per tifozerin verdheblu. Shpresojme qe kete here kjo enderr e bukur te behet reale.
|