Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, është shprehur i gatshëm të fitojë tituj me Napolin në sezonin e ri 2012-2013. Futbollisti që mbron ngjyrat e Zvicrës kaloi te Partenopei nga Fiorentina këtë verë, ndërsa debutoi në ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit. Asjnjëherë nuk kam fituar një kampionat ose një trofe, prandaj e kam zgjedhur Napolin, ka deklaruar Behrami për Corriere dello Sport.