Fatos Beqiraj shenon per Dinamon e Zagrebit Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj sërish ka shënuar për Dinamon e Zagrebit në fitoren 4:0 ndaj Sheriff Tirasol e Moldavisë. Dinamo është kualifikuar në Ligën e Kampionëve më tutje me rezultat të përgjithshëm 5:0, ndërsa golin e vetëm si mysafir e kishte shënuar Beqiraj. Ish-sulmuesi i Besës së Pejës ka shënuar golin e dytë mbrëmë në Zagreb edhe atë në minutën e 34-ter, kur kishte ngritur avantazhin në 2:0. Beqiraj është zëvendësuar në minutën e 77-te, nga Çop. Mbrojtësi shqiptar Arijan Ademi ka luajtur 90-minuta, për kampionin e Kroacisë. Gashi e Sadiku titular tek Helsinborgu
Dy futbollistët shqiptarë Ardian Gashi dhe Loret Sadiku kanë qenë përsëri titullar për Helsingborgun në fitoren 3:1 ndaj Slask Vroclav. Suedezët kishin mundur takimin e parë polakët 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm janë kualifikuar në raundin tjeter e të Ligës së Kampionëve ku mund të përballen me një skuadër të madhe evropiane. Gashi dhe Sadiku kanë luajtur 90-minuta për Helsingborgun.
Zeneli e Sadik largohen nga garat evropiane
Mbrëmjen e së mërkurës dy shqiptarë tjerë kanë qenë zëvendësues në ekipin e tyre. Bëhet fjalë për dyshen e Helsinkut, Erfan Zeneli dhe Berat Sadik. Helsiniku ka pësuar humbje 2:0 nga kampioni i Skocisë, Celtic 2:0 dhe janë përshëndetur nga garat evropiane. Zeneli ka hyrë në lojë në minutën e 68-te, derisa Sadik në atë të 70-ten, por pa arritur të kontribuojnë më shumë për skuadrën finlandeze. Ibraimi luan në pjesen e dyte Skuadra sllovene e Mariborit me rezultatin e përgjithshëm 5:0 e ka mundur ekipin e Dudellanzhit. Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen e kthimit në fushë ishte vetëm nga minuta e 67-te, e ndeshjes.
|