Ne fokus/ Migjen Basha kuqezi? | ||||
|
Kandidati për kombëtaren e futbollit, Migjen Basha ka mbërritur ne Shqipëri për tu pajisur me pasaportën shqiptare. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit mesfushori 25-vjeçar, pjese e skuadrës se serisë “A”, Torino, ka ardhur për te kryer procedurën e fundit, dhënien e gjurmëve te gishtave, ndërsa nga presidenca shqiptare ka dale dekreti për marrjen e pasaportës shqiptare. Burime nga Federata e Futbollit kane deklaruar se Migjen Basha mund te jete pjese e grumbullimit qe tekniku Xhani De Biazi do te beje me lojtaret ne prag te miqësores se 15-gushtit me Moldavinë. Gjithsesi, aktivizimi i kosovarit nga Suhareka, por i lindur ne Lozane te Zvicrës, me kombëtaren shqiptare duket shume i vështirë për shkak te rregullave te UEFA-s dhe FIFA-s. Basha është aktivizuar me ekipet zinxhir te Zvicrës një ndeshje me Under-17, shtate ndeshje me U-19 dhe nje ndeshje me shpresat dhe vetëm një konsensus nga ana e federatës zvicerane do te bënte te mundur kalimin te kuqezinjtë. Për 25-vjeçarin i cili nga viti 2006-2007 ndodhet ne Itali, ku është aktivizuar me Lucheze, Viarexhio, Rimini, Frosinone, Atalanta dhe tashme me sukses te Torino, u interesua edhe trajneri i mëparshëm i kombëtares Josip Kuzhe, por pati një përgjigje negative nga FIFA dy vite me pare. Tashme është tekniku i ri De Biazi i cili e kërkon me ngulm ne kombëtare futbollistin i cili do te bënte një pune te madhe ne mesfushe, duke premtuar se do te beje gjithçka duke pare edhe dëshirën e lojtarit për te mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2214 |