Ne fokus/ Pse Alban Meha nuk thirret ne Kombetaren e Shqiperise ? | ||||
|
Ne lidhje pse Alban Meha nuk thirret ne kombetaren shqiptare duke qene se ai qendron shume here me larte se shume mesfushore qe jane aktualisht pjese e kuqezinjve nje ish lojtar i kombetares shqiptare ka deklaruar se : “Meha eshte nje perzierje mes Ervin Skeles dhe Fatmir Vates. Normal, qe eshte me i mire se te gjithe mesfushoret aktual te Kombetares dhe meriton te jete pjese e Kombetares, por nuk jam ne Shqiperi dhe nuk kam kontakte me FSHF-ne, dhe nuk di se pse lihet anash ky lojtar i mire qe e ka deshmuar veten ne Bundeslige. Shpresoj se trajneri Italian i kombetares do ta ndjek me shume Bundesliga 2, pasi luan Roshi dhe mbase do ta verej. Me thene te drejten punoj si menaxhere dhe FSHF-ja, po injoron talentet ne Gjermani dhe me shume eshte fokusuar tek teprica qe po na lene Zvicranet. Kam luajtur edhe vet ne Bundesliga 2 dhe me thene te drejten, asnje lojtar i shquar nuk e nderron Bundesliga 2 me Ligen e pare Zvicerane. Te shpresojme qe per ndeshjen kunder Qipros, Kombetarja te jete sa me mire e pergatitur dhe ta filloj mbare. Mirpo, me thene te verteten jam shume skeptik...", perfundon deklaraten e tij per Albaniasoccer.com ish futbollisti i kombetares shqiptare i cili ka preferuar te qendroj anonim per lexuesit. Per edicionin e ri, Meha do jete lojtari kryesore i Paderbonit, pas largimit te Alushit , Proshic ne Angli. Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3683 |