Itali/ Xhani De Biazi : Ujkani eshtë shumë aktiv, i zoti mes shtyllave, por ka probleme me daljet | ||||
|
“Djem të zotë si Samir në futboll kam takuar shumë pak”, ishin fjalët e teknikut italian të kuqezinjve, dikur ish-mesfushor i Palermos nga viti 1983 deri më 1986. De Biazi e njeh mirë Ujkanin dhe mund të evidentojë pikat e forta dhe të dobëta: “Është shumë aktiv, i zoti mes shtyllave, ndërsa mundet ende të përmirësohet në dalje, shpjegon De Biazi. Dëshira për t’u maturuar dhe për t’u përmirësuar është kualiteti i tij më i rëndësishëm. Kam folur me të javën e kaluar dhe i kam shprehur urimet e mia, si një baba i mirë i familjes”. Ish-tekniku i Modenës dhe Torinos ushqen besim të plotë te potenciali i portierit të rikthyer tek ish-skuadra pas tri vitesh te Novara: “Ujkani sigurisht që është i gatshëm për Palermon, nënvizon De Biazi. Është një djalë vërtet shumë punëtor, i shoqërueshëm me të gjithë. Sicilianët do ta vlerësojnë, është një gjë e mirë edhe për Shqipërinë, që ai të afirmohet te Palermo”. Rol të rëndësishëm për përmirësimin e Ujkanit, sipas De Biazit, do të jetë Franko Paleari, përgatitësi i portierëve të Palermos dhe një mik i madh i trajnerit të Shqipërisë: “Paleta ka qenë shoku im i dhomës te Palermo për tre vite, kujton De Biazi. Është një tip paksa egocentrik, do të jetë një ndihmë e madhe për Ujkanin, duke i dhënë atij pak më shumë ‘ligësi’”. Garancinë për Ujkanin e jep edhe Alberto Fontana, ish-portieri i sicilianëve: “Samir është një djalë me të dhëna të mira fizike dhe kualitete të rëndësishme teknike, thotë Fontana. Por gjëja më e rëndësishme do të jetë të mos e karikojnë me shumë presion. Është i ri, ka nevojë të maturohet e të përmirësohet”. Ujkani ka qenë portieri i tretë te Palermo në të cilën Fontana ishte titullar në vitin 2007. “Kujtimi im për Samirin është për një djalë serioz, simpatik, me shumë dëshirë, vëren Fontana. Nuk ishte djaloshi i zakonshëm kryeneç. Me kualitetin që ka, mund të shkojë larg”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2090 |