Ne fokus/ Sadiku lojtari shqiptar me i lakmuar i merkatos | ||||
|
Futbollisti 21-vjeçar qe këto kohe është bere pjese e kombëtares se De Biasi, Armando Sadiku është i vetmi shqiptar i cili ne këto momente po lakohet shume ne merkaton e verës. Për sulmuesin qe militon te Locarno ne kategorinë e dyte Challenge League ne Zvicër pas interesimit te Lucerna dhe Lugano është futur ne tratativa edhe skuadra gjermane Union Berlin qe jep 500 mije euro për kartonin e futbollistit po aq sa Rostov një marrëveshje qe u prish ne fakt ne momentet e fundit. Por mediat zvicerane bëjnë te ditur se një interesim ne ditët e fundit ka edhe nga skuadra e Serisë A Torino e cila fillimisht kërkon ta huazoje ne ekipe te tjera. Sulmuesi nga Elbasani qe ne vitin e pare te Locarno me te cilën ka lidhur një kontrate 3-vjeçare shkëlqeu duke shënuar me fanellën e klubit zviceran ne te gjitha kompeticionet 28-gola ne 39-takime. Me shpresat e Shqipërisë ka shënoi 6-gola ne pese takime aq sa tekniku Italian e grumbulloi menjëherë me kombëtaren ku debutoi për here te pare ne miqësoren me Gjeorgjinë ne 29-shkurt. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2519 |