Ne fokus/ Deshtimi i Teutes dhe Flamurtarit ne Europa Lige | ||||
|
Kater humbje te dy ekipet se bashku 12-gola te pësuar dhe vetëm një i shënuar, një mbrojtje e çoroditur dhe sulm aspak funksional e shterp duke treguar se qëllimi i tyre gjate gjithë sezonit është pjesëmarrja ne kupat evropiane dhe jo dëshira për te realizuar diçka pozitive. Skuadra vlonjate nuk arriti te realizonte ëndrrën e përballjes me skuadrën e Samuel Eto ne turin e dyte duke mos qene e afte për përmbysjen ne takimin e kthimit kundër hungarezeve te Honved. 2-0 ne Budapest dhe një rezultat i përgjithshëm 3-0 ne te dy përballjet. Pavarësisht një skeme me tre sulmues dhe një mesfushe te fuqishme ne ndihme te tyre skuadra e teknikut muca nuk arriti te dominonte ne fushe ndërsa pësoi nga një gol për çdo pjese. Fillimisht ishte Vernes ne minutën e 45-se, ndërsa Herve Chami sigloi shifrat përfundimtare 2-0 duke mbyllur kualifikimin ne minutën e 57-te. Me e tmerrshme ishte humbja e Teutës ne Gjeorgji ndaj metalurg me rezultatin e thelle 6-1. Vendasit shënuan tre gola qe ne pjesën e pare aq sa kanali gjeorgjian qe kishte te drejtat e transmetimit televiziv nuk e dha me pjesën e dyte duke i kushtuar rendësi një tjetër sfide te kupës Uefa Aktobe Lente-Torpedo Kutaisi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2100 |