Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit ka dyshime për skuadra të kategorisë së dytë. Një ndër ndeshjet mes Ulensaker dhe Ham Kamit është ndër më të dyshuarit për fiksim rezultati.
"Këtë mëngjes ne kemi paraqitur një raport tonin dhe ia kemi dorëzuar policisë", shkruan nëpërmjet një komunikate për shtyp presidenti i Federatës Norvegjeze të Futbollit Ingve Halen. Ai shton më pas se ka një bashkëpunim të ngushtë mes Federatës që drejton, UEFA-s, Interpolit dhe Bashkimit Europian për të zgjidhur cështje të tilla. Sipas tij janë rrjete kriminale që mbulohen pas klubeve e futbollistëve të implikuar.
Ndërkohë sipas gazetës Dagblejdët, në komunikimin privat të Facebook-ut të portierit të ekipit të kategorisë së dytë Fylingdsalen Robin Vikskjold është zbuluar komunikimi me një shtetas shqiptar.
Mesazhet në Facebook
Mesazhi 1 - Përshëndetje...jam i interesar për të blerë ndeshje dhe për arsye sigurie dua të paguaj pas përfundimit të saj...ju më thoni cila ndeshje është e fiksuar....do ta kontrolloj këtu në Shqipëri dhe nëse kam mundësi ta luaj do ta vë dhe do të sjell një kopje të biletës në Facebook....me pas ju vendosni çmimin...nuk po ju gënjej pasi jam i interesar që blej ndeshje tek ju. Më duhet të fitoj paratë pasi këtë vit kam humbur 25 mijë euro dhe jam në borxhe
Mesazhi 2 - Të lutem për ndeshjen e parë më ndihmo që të paguaj pasi të përfundoj ndeshja nëse fitoj, më pas do të paguaj përpara...
Mesazhi 3 - Hej Robin...po pres për ndeshjen nesër
Ky është një komunikim që i është bërë këtij portieri për një nga ndeshjet por ende nuk dihen emra dhe vazhdimësia e kësaj ngjarjeje, pasi policia dhe federata norvegjeze nuk zbulojnë asgjë për arsye të hetimeve.
|