HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FIFA : “PO” teknologjisë në futboll
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Korrik 2012 21:42   pdfShtypEmail

fifa_logo-newFIFA ka vendosur të autorizojë përdorimin e teknologjisë kundër golave fantazëm. Risia është anonçuar në Zyrih, në përfundim të mbledhjes së IFAB, Bordi Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit, ku është bërë e ditur se sistemi për kontrollin e vijës së portës do të përdoret vetëm në turne të caktuar.

Sy sisteme, të quajtura Gjyqtari i Portës dhe Syri i Skifterit, i kanë kaluar me sukses të gjitha kriteret e kërkuara nga FIFA dhe janë gati për t’u vënë në ndihmë të gjytarëve për të evituar polemikat.


Teknologjia për të kontrolluar nëse topi ka kaluar apo jo vijën e portës do të përdoret për herë të parë në dhjetor të këtij viti, gjatë Botërorit për Klube. Nëse rezulton i suksesshëm, sistemi do të përdoret në vitin 2013 në Kupën e Konfederatave dhe në Botërorin 2014 në Brazil.


Nga ana e tyre, drejtuesit e kampionatit anglez janë shprehur të gatshëm që ta përdorin teknologjinë që prej sezonit 2012-2013 në Premier League.


Ndërkohë, FIFA ka autorizuar edhe përdorimin e pesë gjyqtarëve në të gjitha aktivitetet, ku përveç “bilbilit” kryesor dhe dy asistentëve do të ketë edhe dy arbitra zone. Ky sistem është përdorur nga UEFA, së fundmi edhe në Euro 2012.


Çështja e golave fantazëm vazhdon të krijojë shumë debate në futboll. Rasti më i fundit u regjistrua në Kampionatin Europian, ku Ukrainës iu mohua një rrjetë e rregullt në ndeshjen me Anglinë.


Më parë debate të forta ka pasur në Serinë A italiane, në sfidën e titullit ndërmjet Milanit dhe Juventusit, ku një gabim i pafalshëm i asistentit i hoqi Milanit një gol që mund të rihapte kampionatin, por debate kishte edhe në Botërorin 2010, pasi Anglisë nuk iu quajt një gol në sfidën e 1/8-ave kundër Gjermanisë, ku “pancerat” fituan 4-1.


busy
komente