Euro 2012/ Emir Bajrami “Mister”, europiani | ||||
|
Në Euro 2012, nga Suedia pritej diçka më shumë. Skuadra e hamren u eliminua vetëm pas dy ndeshjeve të para, ndërsa fitorja me Francën në takimin e fundit nuk shërbeu për asgjë. Në radhët e skandinavëve më tepër priste edhe i vetmi shqiptar pjesëmarrës në aktivitetin në Poloni dhe Ukrainë, Emir Bajrami. Sulmuesi u aktivizua vetëm 45 minuta përballë Francës dhe nuk la shumë gjurmë. Megjithatë, ai u largua nga Kampionati Europian me një çmim mjaft të lakuar mes yjeve të futbollit: atë të Mister “Euro 2012”. Bajrami është zgjedhur si lojtari më i bukur, nga edicioni i internetit të gazetës së njohur zvicerane, “20 minuten”, pas një sondazhi ku kanë marrë pjesë 1.8 milionë votues, të cilët kishin mundësinë të zgjidhnin mes 84 futbollistëve të Kampionatit Europian. 24-vjeçari Emir Bajrami ka marrë më shumë vota, duke u zgjedhur edhe mister “Euro 2012”. Ai ka lënë pas vetes mesfushorin kroat, Niko Kranjçar dhe shokun e skuadrës te suedia, Markus Rosenberg. Ajo që binte në sy, është se në “Top 10” të kësaj liste janë klasifikuar edhe kampionët spanjollë, Fernando Torres e Xherard Pike, me këtë të fundit që është i lidhur me Shakirën. Por, në vendet e para nuk ka asnjë gjurmë as nga “divi” i futbollit europian, Kristiano Ronaldo. Sipas shijes së votuesve, ai është pozicionuar vetëm në vendin e 31-të, ndërsa edhe më keq kanë shkuar gjërat [për Uejn Runin, me sulmuesin anglez që u rendit i 84-ti, pra në vendin e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2042 |