Paraqitjet dhe mbi të gjitha golat e Besart Berishës kanë bërë jehonë në të gjithë botën, aq sa faqja zyrtare e FIFA-s I ka dedikuar një portret sulmuesit shqiptar që shkëlqeu gjatë këtij sezoni me Brisbejn Roar.
26-vjeçari shënoi 19-gola në sezonin e rregullt të A-League në Australi, ndërsa me dy golat e shënuar në finalen e madhe, ku I dha skuadrës së tij titullin kampion, ai vendosi rekordin historik në kontinentin e largët me 21-gola të shënuar Brenda një kampionati, duke thyer primatin e mëparshëm që mbahej nga neozelandezi Shejn Shmelc.
Me titullin “Berisha në qiellin e shtatë duke jetuar një ëndërr”, faqja e federatës botërore të futbollit ka prekur edhe sezonet e karakterizuara me dëmtime dhe zhgënjimet gjatë aktivizimit në Gjermani, Danimarkë, Norvegji dhe Angli, Besarti.
Por, në Australi, Besart Berisha realizoi një sukses të paprecedentë, duke ndihmuar kampionët e Brisbejn Roar të mbronin titullin, u shpall golashënuesi më I mirë, u zgjodh I dyti në garën e lojtarit më të mirë dhe u përfshi në formacionin më të mirë të vitit.
“Në australi po e shijoj futbollin dhe jetën. Në Brisbejn gjeta një skuadër fantastike, një klub të madh dhe njerëzit e duhur, të cilët më ndihmuan të shkëlqeja. Ky është momenti im më i mirë në karrierë”, ishin fjalët e sulmuesit.
Më shkëlqimin në Australi, Besart Berisha pritet ti rikthehet edhe ndeshjeve ndërkombëtare me Kombëtaren shqiptare. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi gjatë kualifikueseve të Botërorit 2010, ndërsa nuk luan për Shqipërinë prej 18-muajsh.
|