Itali/ Cana-Rejas : Dua te luaj ! |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 21 Prill 2012 17:50 | | | | |
Lorik Cana e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe tashmë kërkon të rikthehet në fushë. Duke folur për mediat italiane, mesfushori i kombëtares shqiptare thuajse e ka vënë nën presion trajnerin Edi Reja. Këtë fundjavë, Lacio do të ndeshet me Leçen, një kundërshtar ndaj të cilit Lorik Cana realizoi golin e vetëm sezonal.
"Jam mirë, jam stërvitur me vazhdimësi dhe kam dëshirë të jap kontributin tim me Lacion, - deklaroi Lorik Cana. - Largim? Jetoj në një qytet shumë të bukur si Roma, ku ndjehem shumë mirë", shtoi ai, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyre zërat se në verë mund të ikë te Marseja.
Përpos deklaratës, trajneri Edi Reja pritet ta hedhë si titullar Canën në takimin e së dielës ndaj Leçes, vendimtar për arritjen e një vendi në Champions. Kel Naraci
|