Sokol Maliqi : Do ti shenoj Arjan Beqajt | ||||
|
Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Sokol Maliqi ka shenuar golin e dyte te tijin personal per kete sezon ne kampionatin Qipriot. Ne perballjen me skuadren e Apoelit te mbrojtesit te skuadres tone kombetare Altin Haxhi skuadra e dy shqiptareve te tjere nga Kosova eshte mundur me rezultatin 3-1. Mbrojtesi kombetares Shqiptare, Haxhi nuk eshte aktivizuar ne kete ndeshje, kurse tek skuadra e APEP mesfushori Clirim Kryeziu ka luajtur per 90-te minuta duke zhvilluar nje loje shume te mire, ndersa Maliqi eshte aktivizuar 15-te minutat e fundit te lojes duke shenuar dhe golin e nderit per ekipin e tij. Sokol Maliqi per Albaniasoccer.com eshte shprehur se : “Jam shume i kenaqur qe jam rikthyer me gol. Kam me shume se kater jave qe qendroj jashte fushes se lojes per arsye demtimi dhe kjo ishte arsyeja qe jam aktivizuar vetem 15-te minutat e fundit ne ndeshjen me Apoelin. Tani ndihem mire dhe jam rikuperuar plotesishte. Kete jave kemi nje perballje shume te veshtire me Anorthosis te portierit te kombetares sone Arjan Beqaj. Kete ndeshje do e filloj si titullar dhe do mundohem ti shenoj gol Beqajt, megjithese do te jete shume e veshtire pasi eshte nje portiere shume i mire. Na duhet fitoria ne kete ndeshje pasi jemi ne vend te dymbedhjete ne renditje dhe kjo nuk eshte aspak e mire”, ka perfunduar prononcimin e tij Maliqi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2333 |