Itali/ Trukimet, Armand Caca bënte lidhjet mes futbollistëve të serisë “A” dhe bastvënësve ilegalë | ||||
|
1Futbolli italian tronditet sërish nga skandali i basteve, ku ka pasur një valë të re arrestimesh për trukime ndeshjesh. Tre persona janë arrestuar, mes tyre edhe ish-mbrojtësi i Barit, tashmë lojtar i Atalantës, Andrea Masiello. Ndërkohë që edhe 20-persona po hetohen në gjendje të lirë për trukime, mes tyre figuron edhe një shqiptar, Armand Caca, i cili sipas mediave italiane, bënte lidhjet mes futbollistëve të serisë “A” dhe bastvënësve ilegalë, duke transferuar shuma të mëdha. Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria e Barit dhe synon zbardhjen e një çështjeje për trukimin e disa ndeshjeve të diskutueshme të ekipit të këtij qyteti në Serinë A, vitin e kaluar. Mes ndeshjeve të dyshuara si të trukurara është edhe derbi Bari-Leçe, që përfundoi 0-2 dhe që u lejoi verdhekuqve të qëndrojnë në Serinë “A”, teksa Bari e kishte të sigurt rënien në Serinë B. Ndërkohë që veç kësaj, nën hetim janë edhe tetë ndeshje të tjera. Prokuroria po heton në gjendje të lirë disa lojtarë si Daniele Portanova, Alessandro Parisi, Marco Rossi, Marco Esposito, etj. Vetëm pak muaj më parë, në Itali u arrestuan persona të tjerë të akuzuar për trukim ndeshjesh, mes tyre edhe kapiteni i Atalantës, Christiano Doni. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1940 |