Ukraine/ Bakaj shenon dhe fiton derbin“Shqiptar” | ||||
|
Chernomorets Odessa-Vorskla Poltava 2-1 Dyshja Vangjeli-Bakaj kane dal fitues ndaj dyshes tjeter Dallku-Januzi. Kjo perballje ka qene si nje derbi “Shqiptar”, ne kampionatin ukrainas pasi ne fushen e lojes kane qene plote kater lojtare te kombetares kuq e zi. Vangjeli per Chernomorets Odessa dhe Dallku me Januzin per Vorskla Poltava e kane filluar ndeshjen si titullare kurse Elis Bakaj eshte futur ne fushen e lojes vetem ne minute e 68-te, ne vend te Belashov. Kristi Vangjeli ne minuten e 44-ter, ndeshkohet me karton te verdh dhe ne minute e 48-te, largohet nga fusha e lojes duke ja lene vendin Kutas. Armend Dallku eshte ndeshkuar ne minute e 80-te, me karton te verdh per nje nderhyrje te parregullt. Januzi eshte perpjekur shume per te gjetur rrugen e golit ne kete ndeshje po s’ja ka dalur. Mesfushori Elis Bakaj ne minute e 76-te, do te shenoje golin e pare ne kampionatin Ukrainas dhe te dytin per ekipin e tij ne kete ndeshje. Ne perfundim te 90-minutave goli i shqiptarit do te rezultonte deciziv per marrjen e tre pikeve ne kete perballje. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2095 |