Elis Bakaj huazohet te ukrainasit e Cernomorec Odesa | ||||
|
Futbollisti i kombëtares shqiptare Elis Bakaj është huazuar te ukrainasit e Cernomorec Odesa nga skuadra aktuale Dinamo e Bukureshtit. Lajmi behet i ditur nga prestigjiozja rumune gazeta Sporturilor e cila citon se 24-vjeçari do te jepet ne formën e borxhit deri ne fund te sezonit ndërsa ukrainasit do te derdhin ne arkat e Dinamos një shume prej 50 mije euro. Bakaj u ble nga rumunet, nga Dinamo e Tiranes për një shume prej 300-mije euro janarin e vitit te kaluar ndërsa skuadra e Bukureshtit shpresonte qe ai te bënte organizatorin ne lojën e skuadrës. Por pas disa dëmtimeve futbollisti shqiptar nuk demonstroi asnjëherë se mund ti zinte vendin lojtareve si Katalin, Munteanu apo Marius Alekse, ndërsa me afrimet e reja ne merkaton e janarit kishte shanse tepër te pakta te ishte ne formacionin titullar. Deri ne këto momente Dinamo e Bukureshtit kishte kërkuar ta huazonte ne ekipet e tjera te kampionatit për ta vëzhguar nga afër. Astra Ploeshti dhe Tregu Muresh kishin shfaqur interesin e tyre por oferta e vetme ne adrese te Dinamos ka mbërritur nga Cernomoretc Odesa. Ukrainasit kërkuan ta transferonin për një vit ndërsa rumunet ishin te gatshëm ta linin deri ne qershor ne shkëmbim te 50-mije eurove. Te Cernomoretc, Bakaj do te gjeje edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare Kristi Vangjeli ndërsa rroga e tij mujore do te jete 8-mije euro plus bonus e për performancen po aq sa te klubi rumun. Gjate 11-ndeshjeve te këtij sezoni ne kampionatin rumun Elis Bakaj kishte shënuar vetëm një gol. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2490 |