Ne fokus/ Roshi peshtyn Mortiz Stopelkamp | ||||
|
Mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka qenë në qendër të mediave gjermane ditën e djeshme, për një ngjarje të rëndë të ndodhur në miqësoren e disa ditëve më parë mes Këlnit dhe Hanover 96. Takimi i zhvilluar në Portimao të Portugalisë, ku dy skuadrat ndodhen për fazën përgatitore të dimrit, është shoqëruar me një përplasje mes lojtarit shqiptar dhe atij të Hanoverit Mortiz Stopelkamp. “Ai më pështyu, në atë moment doja t’i thyeja hundën”, ka deklaruar pas ndeshjes 25-vjeçari gjerman Stopelkamp. Ndërkohë, arbitri i ndeshjes nuk e ka parë fare këtë moment dhe Roshi nuk është ndëshkuar me asnjë karton. Megjithatë, ngjarja është parë nga gazetarët e pranishëm në Portugali dhe dje ajo ka qenë një prej lajmeve kryesore në mediat gjermane. Në minutën e 70-të të takimit mes Hanover 96 dhe Këlnit, të zhvilluar në Portimao të Portugalisë, mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka pësuar një ndërhyrje të rëndë në këmbën e majtë nga ana e futbollistit gjerman Mortiz Stopelkamp. 20-vjeçari shqiptar është nxehur menjëherë dhe sipas mediave gjermane, ai është ngritur dhe ka pështyrë lojtarin e Hanoverit. Skena nuk u pa nga arbitri, ndërsa futja e lojtarëve të tjerë parandaloi që situata të degjeneronte. Stopelkamp më pas ka thënë se ishte gati t’i thyente hundën lojtarit shqiptar, nga zemërimi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2100 |