Legjionaret/ Cana gjen golin ne Serine A |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 10 Dhjetor 2011 21:03 |  |  |  | |
Ka qene nje nate e shenuar per Lorik Canen mbremja e sotme. Ne ndeshjen ndaj Leces, kapiteni kombetares shqiptare ka gjetur golin e pare ne Serine A italiane. Edhe pse ai eshte futur ne fushe si zevendesues ne fillimin e pjeses se dyte, i kane mjaftuar vetme tre minuta per te shenuar. Nje aksion i bukur nga lacialet eshte finalizuar nga Cana. Klose i ka dhene atij nje asist ne zone dhe me pas shqiptari ka goditur me precizion topin duke i dhene avantazhin skuadres se tij. Me vone Lece barazoi, por ishte Klose qe ne minuten e 88′ u siguroi fitoren lacialeve qe kalojne perkohesisht ne vendin e dyte.
 |