Poloni / Edgar Cani, "tre të shtëna" për Shqipërinë | ||||
|
Sulmuesi Shqiptar Edgar Cani është bërë përsëri protagonist për skuadrën e tij Polonia Warsava. Cani shenoi tre gola ne pjesen e pare duke i dhene fitoren 3-1 skuadres se tij jashte fushe, duke mundur Lechia Gdansk. Cani shenoi golin e pare ne minuten e 9-te, pas nje gjuajtje me koke brenda zones, duke shfrytezuar sakte krosin e ardhur nga Tomasza Jodłowiec. Pese minuta me vone eshte perseri Cani qe e dyfishoi rezultatin, kete hare pas nje gjuajte brenda zones duke shfrytezuar krosin e mesfushorit Pawel Sultes. Pasi vendasit shkurtuan distancen e golave, eshte perseri Cani qe dy minuta perpara perfundimit te pjeses se pare shenon golin e trete duke i siguruar fitoren skuadres se "Bluzave te zeza". Cani ne pjesen e dyte u largua nga loja ne minuten e 70-te. Me kete fitore Polonia u ngjit ne vendin e trete me 28 pike, 3 me pak se kryesuesja Slask qe ka nje ndeshje me pak. Me tre golat e shenuar Cani u ngjit ne kuoten e 8 golave. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2594 |