Shala shënon, Novara merr kreun |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 26 Tetor 2009 15:38 |  |  |  | |
Skuadra e Novara-s, ku aktivizohen Sajmir Ujkani portier i kombëtares Shqiptare si dhe mesfushori kosovar Rijat Shala, ka arritur të fitojë ndaj Peruxhias me rezultatin 2-1. Shala ka shënuar golin e parë dhe të avantazhit për Novara-n, në minutën e 23-të. Në minutën e 17-të Shala ndëshkohet me karton të verdh. Ai është zëvëndësuar në minutën e 64-tër nga Morandi. Paraqitje shumë të mirë ka bërë dhe portiere Ujkani, i cili ka bërë disa ndërhyrje të bukura duke shpëtuar skuadrën e tij nga pësimi i golit të barazimit. Me këtë tre pikësh skuadra e Novara-s, ngjitet në kuotën e 24-tër pikëve, duke marr kreun e rënditjes dhe pret me interes përballjen e Kremonezes që ndodhet në vend të dytë me 22-pikë me Monzën sot në mbrëmje.
Kel Naraci
 |