Ahmed Januzi nuk di te ndalet. Ka shenuar serish gol sot ne fitoren e Vorsklas kunder Chernomorets. Skuadra e tij ka fituar me rezultatin 3-1 dhe per tu vecuar eshte se ne fushe kane qene tre futbolliste shqiptar per 90-minuta. Per Vorskla Poltaven kane luajtur sulmuesi Ahmed Januzi dhe mbrojtesi i kombetares Armend Dallku. Me Chernemorets ka debutuar mbrojtesi tjeter kuqezi Kristi Vangjeli i transferuar nga Arisi vetem disa dite pare. Januzi i dha avantazhin Vorsklas ne minuten e 33-te ndersa ne pjesen e dyte vendasit shenuan edhe dy gola te tjere. Ne minuten e 81-te miqte shenuan nje gol por qe ne fund vlejti vetem per statistike. Sulmuesi shqiptar ka shenuar golin e trete personal ne kete kampionat dhe tani eshte nje nga lojtaret me te rendesishem per skuadren e Vorsklas qe renditet ne vendin e tete me 11 pike te grumbulluara.
 |