Legjionaret/ Mbyllet ne barazim derbi i shqiptareve ne kampionatin grek | ||||
|
Fati dhe shorti kishte vene perballe njeri tjetrit tre futbollistet shqiptar qe luajne ne Greqi. Janina priste ne stadiumin Zosimas Arisin e Selanikut ne javen e pare te kampionatit helen. Andi Lila ka luajtur per 90 minuta tek Janina ashtu si dhe Kristi Vangjeli per Arisin. Emiljano Vila ka qene ne stol dhe ska mundur te luaj asnje minute. Ndeshja ka qene mjaft e forte dhe te dyja skuadrat kane tentuar te marrin piket e para te plota ne kampionat. Andi Lila eshte aktivizuar si mesfushor qendre dhe ka sulmuar shume porten kundershtare. Ai ka pasur disa duele te ashpra me Vangjelin qe luante si mbrojtes i djathte. Ne fund ndeshja ka perfunduar ne barazim pa asnje fitues. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3361 |