Europa League/ Kualifikohen Dinamo Bukuresht dhe Vorskla, e mbyll me kaq Karabakh | ||||
|
Bakaj – Dinamo e Bukureshtit ka arritur nje kualifikim mjaft te veshtire ne Kroaci perballe Varteks Varazhdinit. Rumunet kane arritur te fitojne jashte fushes se tyre me nje fitore 2-1 pasi ne ndeshjen e pare kishin barazuar 2-2 ne Bukuresht. Sulmuesi i kombetares shqiptare Elis Bakaj nuk ka qene as ne stol per kete ndeshje pasi trajneri e kishte menduar si te panevojshem. Dinamo eshte kualifikuar dhe Bakaj mund te kete mundesi ne turin tjeter per te luajtur ne Europa League. Agolli & Teli – Karabakh ka fituar per prestigj ndeshjen e kthimit me Klub Bruzhin. Dy shqiparet Admir Teli dhe Ansi Agolli kane luajtur nga minuta e pare deri ne fund te ndeshjes dhe kane marre nota mjaft te mira per paraqitjet e tyre. Ne ndeshjen e pare Karabakh u mund ne Belgjike me rezultatin 4-1 dhe keshtu jane skualifikuar.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2778 |