Ne fokus/ Rudi Vata trajner i Apollon Limasol |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 06 Korrik 2011 20:03 |  |  |  | |
Ku kishte me mire se te gjente menjehere ekip per te drejtuar. Rudi Vata, nje nga futbollistet me te sukseshem shqipetar ne dekaden e fundit pasi ka bere per disa vite menaxherin i eshte futur botes se trajningut. Ai do ta nise karrieren e tij duke marre ne dore skuadren qipriote Apollon Limasol. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja skoceze "Daily Record". 42-vjeçari Vata ka luajtur me kete skuader per dy vite perpara se te kalonte ne vitin 1996-te te Selltiku ne Skoci. Skuadra e Apollonit ne sezonin e shkuar ka arritur deri ne finalen e kupes ku u munden me 11-metersha ne finale e si rrjedhoje trajneri Andreas Mikaelides u largua. Rudi Vata ka firmosur nje kontrate 2-vjeçare me kete skuader, duke filluar keshtu nje karriere te re tashme si trajner, pas sukseseve te shumta qe ka arritur si lojtar me klubet, por edhe me perfaqesuesen kuqezi.
 |