Ne fokus/ Futbollisti Rubikut arrestohet per trafikim lendesh narkotike | ||||
|
Futbollisti i Rubikut ka rene ne pranga i kapur ne flagrance me nje sasi te madhe droge te tipit marijuana. Policia e Gjirokastres arrestoi dy studente dhe nje futbollist per trafik te lendeve narkotike. Albi Daja 20 vjec ka qene bashke me dy te rinj te tjere, Denis Cela 22-vjec dhe Eduart Feraj 21-vjec. Keta persona po transportonin ne nje benz me targa te Tiranes, nje sasi te konsiderueshme lende narkotike. Policia sekuestroi shtate pako me marijuane, se bashku me to nje peshore plastike dhe automjetin qe transportonte lenden narkotike. Mesohet se operacioni eshte kurorezuar nepermjet nje postblloku te ngritur ne vendin e quajtur “Uji i Ftohte” ne Tepelene. Dy te rinjte qe udhetonin me automjetin tip benz, kur i jane afruar postobllokut te policise, per t’ju shmangur kontrollit kane zbritur nga automjeti dhe kane levizur ne drejtim te pyllit me kembe, duke marre me vete nje çante shpine, ku dyshohej se kishte lende narkotike.Policia i ka ndjekur te rinjte per disa minuta, ku dy djemte per shkak te lodhjes dhe se nuk kane mundur ta transportojne me tej çanten e kane hedhur ne nje lendine dhe kane zbritur me vrap ne drejtim te rruges nacionale ne afersi te fabrikes se “Ujit te Ftohte” Tepelene, per te hipur tek shoku tjeter qe do t’i priste me automjetin tip Benz, po nderkohe policia kishte vene ne pranga drejtuesin dhe me pas edhe dy te rinjte.Sipas policise, rezultoi se tre te rinjte lenden narkotike e kishin blere ne Lazarat dhe do ta transportonin ne drejtim te Tiranes
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3260 |