Lorik Cana eshte shume prane kalimit te Lazio ne Itali per te lene perfundimisht Gallatasarajin. Kjo ka acaruar tifozet turq. Ata e duan Lorikun ne skuader dhe kane dale publikisht kunder drejtuesve qe kerkojne ta largojne dhe perfitojne nga ai. “Ultraslan” tifozet e zjarrte te Gallatasarajit i kane derguar nje leter te hapur bordit drejtues per te mbajtur me cdo kush Canen edhe per vitin e ardhshem. Ne tifozet e Gallatasarajit, shprehim pakenaqesi dhe jemi kundra largimit te Lorik Canes. Ai duhet te qendroj sepse i sherben ketij ekipi. Jemi absolutisht kunder largimit te tij dhe ai duhet te qendroj me cdo kusht”, thuhej ne letren e tifozeve te Gallatasarajit, e shkruar kjo edhe ne mediat sportive turke.
Pirro Nika
 |